Interi merr goditjen e rëndë, mesfushori më i mirë mbyll vitin

Interi merr goditjen e rëndë, mesfushori më i mirë mbyll

Interi është duke zhvilluar një sezon fantastik pasi ka vendosur rekorde të njëpasnjëshme në Serie A. 

Skuadra e Antonio Contes po përballet edhe me dëmtimet sa i takon repartit të mesfushës. Kështu pas Barellës, që do të rikthehet vetëm në janar, e njëjta periudhë rikuperimi duket se nevojitet edhe për mesfushorin tjetër Stefano Sensi, që u mungon zikaltërve që prej 6 tetorit kundër Juventusit.

Mesfushori, u rikthye 20 minuta në sfidën Borussia Dortmund-Inter, por dëmtimi nuk kishte kaluar ende dhe drejtuesit e klubit u detyruan ta çojnë në Mynih për një kontroll të specializuar. Sipas mediave italiane, kontrolli është bërë tashmë dhe mjeku gjerman ka konfirmuar se Sensi nuk mund të rikthehet në fushë më herët sesa fillimi i vitit të ardhshëm, kohë në të cilën pritet edhe rikthimi i Barellës.

"Xhuxhi" zikaltër siç edhe e thërrasin Sensin tifozët zikaltër arriti të zhvillonte paraqitje fantastike duke u kthyer në një protagonist apsolut tek 18-herë kampionët e italisë.

EMISIONET