Inter sfidon United për talentin holandez, PSV rrit kërkesat

Inter sfidon United për talentin holandez, PSV rrit kërkesat

Pasi i la jashtë Champions League, Inter kërkon "të dëmtojë" PSV-në.

Zikaltërit janë hedhur në sulm për sulmuesin holandez, Steven Bergwijn. Sipas "De Telegraaf", Inter do të dërgojë një delegacion në Holandë së shpejti, për të studiuar mundësinë për nënshkrimin me Bergwijn.

Por Inter nuk është skuadra e vetme në gjurmët e anësorit 21 vjeçar. Duke iu referuar burimeve të gazetës, Inter duhet të mposht edhe konkurrencën e Manchester United, duke e çuar çmimin e kartonit të lojtarit deri në 30 milion euro.

Bergwijn ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 8 asiste në 17 ndeshje në Eredivisie këtë sezon, duke ndihmuar PSV të udhëheq klasifikimin.

EMISIONET