Në "San Siro" ka spektakël dhe raste, por në fund vetëm një barazim të bardhë, 0-0.

Inter dhe Roma kanë ndarë pikët në një duel emocionues, i dyti për Interin e Antonio Contes që qëndron në krye me 2 pikë më shumë se Juventusi, me një takim më pak.

Pavarësisht tentativave të shumta, as Lukaku dhe as Martinez nuk munden të "thyenin" Mirante, i cili ishte në një superformë.

Pas 15 javëve të para, zikaltërit gjenden në krye të Seria A me 38 pikë, teksa Roma mban vendin e 4 me 29 pikë.



/Ora News.tv/