Inter-Napoli kthehet në luftë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Fitorja minimale kundër Napolit, ka lënë pasoje te skuadra e Interit.

Kjo, pasi sipas asaj që shkuan "Sport Mediaset", një tifoz zikaltër ka mbetur i vdekur pas një icidenti të ndodhur pak minuta përpara se dy skuadrat të zbrisnin në fushën e "San Siros". Viktima, i identifikuar si Daniele Belardinelli, ishte nga Varese, ndërsa bënte pjesë në grupin ultras të Interit.

Sipas informacioneve, 35 vjeçari mori plagë të rënda nga përplasja me një kamion, i cili i përkiste mbështetësve të Napolit. Për të shtuar bilancin tragjik të kësaj përballjeje, 4 tifoz të tjerë u therën jashtë stadiumit, ndërkohë që Kalidou Koulibaly iu nënshtrua abuzimit racist në fushën e blertë.

EMISIONET