Inter mendon për të ardhmen, blindon talentin deri në 2025

Inter mendon për të ardhmen, blindon talentin deri në 2025

Inter hedh sytë nga e ardhmja.

Skuadra zikaltër ka arritur akordin me sulmuesin italian, Sebastiano Esposito, me një marrëveshje të re deri në vitin 2025.

Gazetari i "Gazzetta dello Sport", Nicolò Schira raporton se Esposito do të nënshkruajë marrëveshjen e re pesë-vjeçare në korrik, menjëherë pas ditëlindjes së tij të 18-të. Esposito luajti për herë të parë si titullar në ndeshjen e këtij sezoni kundër Xhenovës, duke shënuar në fitoren 4-0.

Ai u bë futbollisti më i ri që shënon në Seria A, duke thyer kështu një rekord më shumë se 60 vjeçar, i vendosur nga Mario Corso në vitin 1958.

EMISIONET