Inter "mbulon" në ar Luka Modric, ja shifrat

Inter "mbulon" në ar Luka Modric, ja shifrat

Dëshira për të bërë të tyrin Luka Modric i ka detyruar drejtuesit e Interit të bëjnë çmendurira. Sipas asaj që shkruan e përditshmja  italiane "Corriere della Sera" zikaltërit i kanë ofruar kroatit një kontratë katërvjeçare për një pagë prej 11.5 milion euro në sezon.

E përditshmja italiane gjithashtu shton se Inter do të paraqesë një ofertë prej 15 milion euro për ta marrë lojtarin në huazim për një sezon, me mundësi për të nënshkruar përgjithmonë për një shifër shtesë prej 25 milionë eurosh verën e ardhshme.

Megjithatë pengese për këtë transaksion është Reali i Madridit, me presidentin e tyre, Florentino Perez që deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk do të lejonte që kapiteni i Kroacisë të largohej për asgjë më pak se një tarifë prej 750 milion euro.

Negociatat janë në një fazë fillestare ndërkohë që mbetet të shikohet se çmund të ndodh deri më 17 gusht, datë kur merkato në Itali ul siparin, megjithatë një gjë është e sigurtë. Dëshira e Interit është konkrete.

EMISIONET