Inter e nxjerr në shitje, zikaltërit i bëjnë ofertë argjentinasit!

Inter e nxjerr në shitje, zikaltërit i bëjnë ofertë

Inter nuk e do, Inter e do!

Në këtë situatë ndodhet momentalisht, Mauro Icardi, që pas konfliktit me skuadrën milaneze të Interit kërkohet nga një tjetër skuadër. Inter. Po po, e lexuat (dëgjuat) mirë. Inter Miami CF, skuadra e MLS-së, kampionatit amerikan të futbollit ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas.

Lajmi konfirmohet nga agjensia argjentinase e lajmeve "Telam", e cila zbulon se presidenti i klubit, David Beckham ka telefonuar 26 vjeçarin për tu njohur me dëshirën e tij. Siç mësohet, ai e ka ftuar Icardin që të bashkohet me ekipin e Inter Miami që në këtë sezon, teksa në vitin 2020 do të debutojë në elitën e futbollit amerikan, Major League Soccer.

Icardi është ngrirë nga skuadra e Interit nga trajner i ri, Antonio Conte, i cili nuk e konsideron atë pjesë të planit të së ardhmes. Tensionet mes palëve krijuan probleme brenda klubit dhe skuadrës. Tifozët nisën të mbështesin sërish atë, kurse bashkëshortja dhe agjentja e tij, Ëanda Nara hedh poshtë çdo ofertë përveçse ato nga Juventusi.

Është e mundur që ideja për të luajtur në Miami mund ta tundojë Icardi dhe Ëandan, kështu që na mbetet të presim.

EMISIONET