Politikat që duhet të ndjekin vendet e rajonit adriatiko-jonian për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian ishin në fokus së konferencës së zhvilluar në Tiranë. Në të morën përfaqësues politik të Malit të Zi, Bosnje Herecegovinës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Përfaqësues politik të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë diskutuan në një konferencë të përbashkët qasjen ndaj politikave të Bashkimit Europian, implementimi i të cilave do t`i ndihmojë për t`u integruar në familjen europiane.

Nevengo Herceg:Kjo kohë kërkon që të jemi bashkë, është çelës i suksesit për zhvillim të qëndrueshëm. Duhet bashkëpunim në të gjitha fushat, por kemi nevojë edhe për mbështetje në lidhje me integrimin. Kërkojmë ndihmë nga ato vende që tashmë i kanë përmbushur kriteret. Nga ana tjetër ne jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë për zhvillimin e rajonit".

"Ne kemi ndërmarrë projekte që do të na ndihmojnë të implementojmë politikat e Bashkimit Europian. Po punojmë gjithashtu për të identifikuar prioritetet për rajonin adriatiko-jonian".

Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi prezantuan metodat inovative të ndërrmara për zhvillimin e turizmit dhe edukimit.

Andi Seferi: Një nga hapësirat më të mëdha që Tirana pregatitet brenda një viti të vërë në shfrytëzim është krijimi i një qendre të edukimit për teknologjinë.

Ornela Çuçi: Ne jemi duke  organizuar disa tryeza me bizneset të cilat ndotin më së shumti mjedisin në territorin shqiptar. Është duke u punuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit që kjo leje mjedisore të jepet dhe sigurohet në mënyrë të monitoruar online, duke e kthyer ekspertizën mjedisore në një ekspertizë të gjithën online dhe të monitoruar në çdo moment nga cilido qytetar i këtij vendi.

Qëllimi i konferencës së mbajtur në Tiranë ishte shpërndarja e eksperiencave dhe praktikave që do ti vijnë në ndihmë këtyrë shteteve për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

/Ora News.tv/