Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një vizitë në Francë, ku është takuar me homologun Christophe Castaner.

Në twitter, Lleshaj thotë se fushat e bashkëpunimit me Francën janë integrimi i Shqipërisë në BE, bllokimi i emigrantëve të paligjshëm, por edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Lleshaj në twitter: Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner. Bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.

Mbështetja e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.

Pres me kënaqesi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti.

/Ora News.tv/