Integrimi i Ballkanit, BE më 8 maj samit në Sarajevë

Integrimi i Ballkanit, BE më 8 maj samit në Sarajevë

Para integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-së, Brukseli po kërkon të nxitë integrimin ekonomik të rajonit. Për këtë, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 8 maj në Sarajevë në samitin e thirrur në kuadër të takimit vjetor të Bordit të guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Samiti pritet të dërgojë sinjale ndaj investitorëve të huaj se rajoni është i sigurt për investime.

Takimin do ta hapë kryetari i BERZH-it, Suma Çakrabarti dhe kryetari i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvezdiç. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë takim nga kryeministri Edi Rama.

Samiti në fjalë është pjesë përbërëse e politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa niveli aktual i bashkëpunimit është një ndër arritjet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, mbeten një numër i madh sfidash të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë që të zbulohet potenciali i plotë i rajonit ndaj investuesve të huaj.

Sipas një deklarate të lëshuar, liderët e gjashtë vendeve do të kenë mundësi të bisedojnë mbi tejkalimin e hendekut mes nivelit të tanishëm të mbështetjes politike ndaj integrimit rajonal, si dhe zbatimit të projekteve konkrete rajonale në terren.

Sipas BERZH-it, ky samit është një formë e re e bashkëpunimit rajonal, i kryesuar nga BE-ja me fokus zhvillimin ekonomik të rajonit dhe stabilitetin e tij.

EMISIONET