Për Institutin e Shkatërrimit të Monumenteve të Kulturës

Për Institutin e Shkatërrimit të Monumenteve të

Lexova një lajm, sipas të cilit një objekt i trashëgimisë historike të Tiranës i kategorisë së parë (pra super i mbrojtur nga ligji) qenka shembur për pallat.

Në shtëpi super e vjetër e familjes Toptani në rrugën Tefta Tashko, tashmë nuk ekziston.

E trishtë pa dyshim!

Mendova ta ballafaqoj lajmin e portalit me njoftime publike të Institutit të Monumenteve të Kulturës, por hiç! Faqja e tij e internetit nuk punon.

Faqja e zezë-thuaj!

Edhe kur punonte s’kishte asnjë të dhënë mbi objektet e mbrojtura. Ndërkohë e kanë detyrë të paktën nga dy ligje që të kenë të anoncuara në internet listën e objekteve të mbrojtura.

Kohë e keqe për ligjin dhe të drejtën për t'u informuar.

Por dëmi është i madh shumë! I pa riparueshëm madje.

Atëherë vendosa të pyes miq, që ende u punon telefoni dhe, më konfirmuan me trishtim që Instituti e paska nxjerrë atë shtëpi nga lista e mbrojtjes së kategorisë I-rë!

Arsyeja hiç! Bazueshmëria në ligj, askund!

Natyrisht është e tepërt të kërkosh informacion tek i pazgjedhuri e i padituri kryetar i Bashkisë së Tiranës, për sa kohë që instituti që ka detyrë ta mbrojë atë trashëgimi i ka dhënë leje to vërë kazmën!

I padituri e ka detyrë të mos dijë dhe as që do të mësojë. Pse ta bëjë, kur ka masha që kapin thëngjinjtë?!

Thuaj gjithë ditën ti që Teatri nuk ishte objekt për qejfin e koqeve, po ai prap nuk e di. I jep leje Instituti i shembjes së monumenteve të Kulturës dhe Ai e heq qafe!

As Rilindjes nuk kam ç"ti kërkoj, sepse nuk ka ardhur në pushtet për të rilindur vlerat historike e kulturore të Shqipërisë. Rilindja ka halle të tjera për të rilindur jo këto mbetje historike...

Kjo u pa tashmë!

Sidoqoftë Rilindjes kam në dorë të mos i jap votën, por shkelësve të ligjit, që shërbejnë si justifikim shkresor për të shkatërruar pasurinë kombëtare,nuk kam se çfarë tu bëj.

Po një gjë e kërkoj dhe me forcë: Prokuroria e Tiranës duhet ta hetojë e stërhetojë atë Institut sepse nuk ka lidhje me kulturën, por me betonin!

Ky është krim ndaj trashëgimisë kulturore! Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë.

Kush ua dha atyre të drejtën të nxjerrin objekte nga lista e mbrojtur?!

Ata kanë detyrë të nxisin restaurimin jo betonizimin!

E përsëris asnjë ligj, po asnjë fare nuk e legjitimon shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë së klasit I.

Ndaj llogari para ligjit praktikisht duhet të japë ky Institut, ashtu siç duhet të përgjigjet ligjërisht edhe për Teatrin Kombëtar. Nëse flasim shtetërisht, kuptohet.

R.I.P kulturës dhe simboleve të historisë sonë!

EMISIONET