Ina Kollcaku tregon sakrificën më të madhe që ka bërë për famën

Ina Kollcaku tregon sakrificën më të madhe që ka

Ina Kollcaku, një nga vajzat me simpatike të ekranit, ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në TV Ora, ku ka folur më gjatë për jetën dhe karrierën e saj.

Gjatë intervistës ajo ka treguar se sakrifica me e madhe që ka bërë për famën është privatësia.

Ester Bylyku: Ina, cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për famën?

Ina Kollcaku: Po ka sakrificë më të madhe se privatësia? Mendoj se është sakrificë për të gjithë edhe unë kam filluar ta ndjej, sepse normalisht fama ka atë periudhën e saj të adrenalinës që ti nuk je as në tokë as në qiell. Ndonjëherë të merr për mirë dhe ti bëhësh me modeste, ndonjëherë  të merr edhe për keq. Shofim figura që delirojnë dhe harrojnë që të jenë të sjellshme, të kenë mirësjellje, korrektësi dhe marrin atë adrenalinën e famës. Unë shyqyr nuk e arrita dhe uroj që jo. Po arrita të lutem më bëj një telefonatë e më thuaj hape pak intervistën.

EMISIONET