Imazhi i dhimbshëm që gjithkush duhet ta shohë për të kuptuar mesazhin

Një baba në zi, ka publikuar foton e gruas së tij në arkivol dhe vajzës së pa lindur, duke bërë thirrje për ndëshkim më të rreptë të atyre që konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Gruaja me foshnjën e saj u godit për vdekje nga një kampion boksi në Kaliforni, i cili besohet të ishte i dehur në momentin e ngjarjes.

Zach Kincaid publikoi imazhet gjatë ceremonisë mortore më 26 shtator në shtëpinë funerale McWane.

Krystil Kincaid, 29 vjeç, dhe vajza që kishin planifikuar të quajnë Avalynn Onix shihen në arkivol.

"Një shofer i dehur ecte me shpejtësi 136 km/h në një autostradë me dy korsi. Ai hyri në korsinë e gabuar dhe shkatërroi familjen time", shkroi ai mbi imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

Për shkak se gruaja e tij ishte tetë muaj shtatzënë, Marcos Forestal, 28 vjeç, autor i aksidentit nuk do të vuaj dënimin për vrasjen e dy personave.

Çifti ka një vajzë 11-vjeçare dhe dy djem të moshave tetë dhe katër vjeç.


EMISIONET