NASA ka lëshuar një imazh spektakolar dhe madhështor të Gaforres në konstelacionin e Demit.

Imazhi është përbërje e një serie të kapur nga agjencia e x-ray, satelitët optikë dhe infra të kuqe.

E regjistruar së pari nga astronomët në vitin 1054 pas Krishtit, Mjegullnaja e Gaforrës u formua kur një yll i fikur ndërpreu furnizimin me karburant bërthamor dhe u rrëzua.

Tani, ajo është mundësuar nga një yll i neutroneve, i njohur si një pulsar. Imazhi i NASA-s tregon valët e materies që buron nga polet e veriut dhe jugut të pulsarit, e cila është formuar si një kapelë magjepsëse.

NASA thotë se ky efekt është shkaktuar nga rrotullimi i shpejtë i pulsarit dhe një fushë magnetike e fuqishme, të cilat krijojnë rrymë të materies dhe antimateries.

Ngjyrat e ndryshme në imazh përfaqësojnë fotografitë e kapura nga satelitët e ndryshëm të NASA-s përgjatë viteve. Ngjyrat blu dhe të bardha përfaqësojnë fotografitë e marra nga Teleskopi Chandra, ndërsa ngjyra vjollcë është kapur nga Teleskopi Hapësinor Hubble dhe ngjyra rozë është kapur nga Teleskopi Hapësinor Spitzer.

/Ora News.tv/