Ilaçe kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 3 të arrestuar

Ilaçe kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 3 të

Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy doganierë të pikës doganorë të Kapshticës janë proceduar penalisht pasi akuzohet për kontrabandë medikamentesh.

Në kuadër të operacionit të koduar  koduar “Farmacia” u arrestuan shtetasit Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë, R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy doganierëve,  K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht dhe  H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec.

“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volksëagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volksëagen Sharon” të shtetasit R.Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

EMISIONET