Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena. Ikona e aktrimit e aktrimit kosovar nërroi jetën në moshën 85 vjecare, mëngjesin e të mërkurës.

Mediat kosovare raportojnë se aktorja ishte shtruar në spital 20 ditë më parë.

“Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë  Shefi i Intenzivës në QKUKU, Shaqir Uka.

Aktorja ishte pjesë e  shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”.



/Ora News.tv/