Icardi i "tërbon" të gjithë, kryebashkiaku sugjeron zëvendësuesit

Icardi i "tërbon" të gjithë, kryebashkiaku sugjeron

Krisja e marrëdhënieve mes Mauro Icardit dhe Interit ka ngjallur reagimin edhe të aktorëve jashtë futbollit, Reagimi i fundit është ai i kryebashkiakut të Milanos, Giuseppe Sala, i cili dëshiron që ta shikojë sulmuesin argjentinas në fushë në derbin e Madoninës ndaj Milanit.

"Unë e dua atë në fushë. Nuk jam shumë optimist por shpresoj që të jetë në fushë."-tha Sala për "ANSA".

Gjithashtu, Sala gjeti kohë edhe për sugjerime për dy skuadrat e Milanos, teksa shtoi se duhet të hedhin sytë nga Atalanta për të përforcuar skuadrat respektive.

"Natën e kaluar pashë Atalantën dhe i thashë: "Kontrolloni këtë skuadër." Në vend që të përfytyrosh një fushatë transferimi me këtë apo atë lojtar, le të blejmë të gjithë skuadrën e Atalantës për të zgjidhur problemet tona. Sido që të jetë, do të doja të shihja Icardin në fushë."-shtoi Sala.

Icardi ka humbur shiritin e kapitenit dhe vendin në formacion te skuadra zikaltër, e cila pritet të marrë masa konkrete kundrejt tij.


EMISIONET