I vunë zjarrin qendrës së votimit, shkolla në Shkodër objekt hetimi

I vunë zjarrin qendrës së votimit, shkolla në Shkodër

Një ditë pas përplasjes dhe zjarrit të  klasës në shkollën "Shejnaze Juka", e cila është një prej qendrave të votimit në këtë qytet është shpallur objekt hetimi.

Sot në orët e para të mëngjesit situata është e qetë, por vihen re forca të shumta policie.

Në lidhje me ngjarjen, 5 persona u shoqëruan në polici, 3 prej të cilëve zyrtare të bashkisë Shkodër. 

Mbrëmjen e djeshme qytetarë të shumtë dhe mbështetës të opozitës shkelmuan portën kryesore të shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, dhe i vunë zjarrin njërës prej klasave, menjeherë sapo mbërritën në këtë qendër, duke e zënë deri diku të papërgatitur policinë.

EMISIONET