Një 44-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë për vjedhje.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin  me iniciale G.M, banues në lagjen "Kushtrim".

"Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K. Shuma prej 1 milion lekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/