Gazetari i Ora News, Ronaldo Sharka i cili njihet për natyrën e tij provokative, shpesh herë është përballur me reagime dhune si në kamera të fshehta apo në vox pop-et që realizon.

Së fundmi, Sharka ka dalë në terren për "Mes Yjesh" për të realizuar disa vox pop-e.

A keqkuptohet termi heteroseksual (tërheqje seksuale kundrejt gjinisë së kundërt) me atë homoseksual? Gazetari i "Mes "Yjesh" në Ora News ka dalë në terren dhe ka futur në kurth qytetarët duke i thënë atyre se, pasi i kishte thënë të atit se është heteroseksual, ky i fundit e kishte nxjerrë nga shtëpia.

Teksa i afrohet një prej qytetarëve në qendër të Tiranës për t'a pyetur lidhur me këtë temë, Ronaldo jo vetëm që nuk mori përgjigjie por mori edhe një të shtyrë të fuqishme, madje edhe të shara. Për më tepër ndiqni videon!

/Ora News.tv/