I skadon kontrata, United merr vendimin për Martial e De Gea

I skadon kontrata, United merr vendimin për Martial e De Gea

Shkarkimi i Jose Mourinhos ka kthyer optimizmin te Manchester United.

Shtatë fitore në po aq ndeshje janë të mjaftueshme për të besuar te një vend në zonën Champions, objektivi më i mundshëm aktualisht nga djajtë. E për këtë, drejtuesit e United kanë nisur punën për të forcuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Por ndryshe nga ç'mund të mendohej, ndërtimi i ekipit do të nis nga lojtarët aktual. Bëhet fjalë për David de Gea dhe Anthony Martial, që sipas "Evening Standard" do të ulen në tavolinën e bisedimeve për zgjatjen e kontratës së re.

Spanjolli mund të firmos për 5 sezonet e ardhshme me Manchester United, ku mund të përfitojë rreth 300 mijë paund në javë. Gjithsesi, anglezët duhet të tregohen të gatshëm për të firmosur sa më shpejt me dy futbollistët, pasi për shërbimet e tyre kanë shfaqur interes skuadra si Real Madrid, Juventus, PSG, Inter e Barcelona.

Kontrata e dy futbollistëve përfundon në fundin e këtij sezoni dhe te United janë optimist se do të gjejnë gjuhën e përbashkët para muajit qershor.

EMISIONET