I shkaktoi vdekjen 27 vjeçarit tri ditë më parë në Kavajë, arrestohet shoferi

I shkaktoi vdekjen 27 vjeçarit tri ditë më parë në

Ka përfunduar në pranga autori i aksidentit që i shkaktoi vdekjen një shtetasi mbrëmjen e 12 shkurtit të këtij në qendër të qytetit të Kavajës.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë

"Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes", sqaron policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

EMISIONET