Jeta e natës në Tiranë është shumë aktive. E gjitha kjo nuk bëhet vetëm falë të rinjve që duan të shijojnë sa më shumë klubet apo vendet e ndryshme në kryeqytet.

Rezart Cenaj, i sapoemëruar si kryebashkiak i jetës së natës në zbuloi në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora se qëllimi i tij është të zhvilloj turizmin.

Rezart Cenaj: Kryetari i Bashkisë së natës do të thotë institucioni që punon për të bërë Tiranën atraksion turistik për jetën e natës, zhvillim i turizmit i jetës së natës, zhvillimi i ekonomisë. Me pak fjalë, të harxhojnë sa më shumë para në Tiranë. Janë njerëz që vijnë nga qytete të tjera.




/Ora News.tv/