Një i ri me origjinë shqiptare është vrarë me armë zjarri në Nju Jork. 

Grei Frasheri, 23 vjeç. është vrarë javën e kaluar në Bruklin dhe është identifikuar këtë të martë, (11 shtator) njoftoi policia cituar nga mediat vendase.

I riu u vra më 8 shtator,  në rrugën 93, në Bay Ridge, tha policia.

Frashëri "ishte gjithmonë një shtyllë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje të këndshme dhe një qëndrim të kujdesshëm", u shpreh kushëriri i tij, Rifat Sokoli në Facebook.

Disa gëzhoja u gjetën në vendngjarje ndërsa tre makina u panë duke u larguar me shpejtësi, por detektivët ende nuk e dinë se përse u vra ose kush e kreu sulmin.

"Unë dëshiroj që dhimbja dhe trishtimi i padurueshëm të mos bien kurrë mbi dikë tjetër", shkruante Sokoli, ndërsa kërkoi ndihmë nga njerëzit për të dhënë informacion për autorët.

Në një faqe të dedikuar për viktimën e lindur në Shqipëri - hopeforgrei.com - një familjar shkroi se familja ka vendosur të "falë me dashuri personin përgjegjës" .

Agjenti sekret deshi të shpëtonte 23 vjeçarin shqiptar të vrarë në Nju Jork


/S.Ll/

/Ora News.tv/