Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim evropian nga autoritetet suedeze u arrestua nga policia italiane në aeroportin "San Francesco" të Perugias.

"Ansa" shkruan se i riu shqiptar 21 vjeç, ishte shpallur në kërkim për një plantacion me 1 mijë e 562 bimë kanabis

Pas kontrollit të bazave të të dhënave, ndërhynë agjentët e policisë duke e arrestuar atë.

Në fund të verifikimeve, i riu u mbyll në burgun e Capanne në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të ekstradimit në Suedi. 


/S.Ll/

/Ora News.tv/