Ish portieri Bruno Fernandes është liruar nga burgu pas 9 vitesh pasi ishte dënuar për vrasjen e të dashurës së tij. Ai nuk e kreu dënimin e plotë prej 22 vitesh pasi u lirua me kusht dhe tashmë gjendet në arrset shtëpie. Një skuadër e kategorisë së tretë braziliane i ka ofruar portierit një kontratë për t’iu rikthyer edhe njëherë futbollit.

Bruno Fernandez ishte duke u kthyer në një yll në futbollin brazilian madje ishte shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Barcelonës. Por një gabim mund të të shkatërrojë jetën. Në vitin 2013 Bruno dënohet për torturimin dhe vrasjen e ish të dashurës së tij në 2010. Trupi i pajetë nuk u gjet kurrë dhe nga investigimet e policisë u zbulua se ajo u është ushqyer qenve.

Modelja Eliza Samudio pas ndarjes nga portieri i kërkonte vazhdimisht para për t’u kujdesur për fëmijët që kishin. Por kjo ka ngjallur dhe reagimin e sportistit duke e çuar deri në vrasje.

Kushtet e vendosura nga gjykata për Brunon thonë se ai duhet të gjejë punë brenda 30 ditësh pas lirimit me kusht. Pikërisht oferta vjen nga klubi i futbollit,  Poços de Caldas, por ajo do të shqyrtohet nga gjykata përpara se ai të lëvizë në qytet tjetër.

/Ora News.tv/