I propozon të dashurës mes krokodilëve, pothuajse shkoi tmerrësisht keq

Shumica e djemve kërkojnë që ti bëjnë propozimin më të veçantë të dashurës së tyre.

Por një djalë i çoi gjërat në një nivel tjetër duke i propozuar të dashurën e tij në një rezervuar të rrethuar nga dy krokodilat gjigantë.

Kërkuesi i aventurave dhe adhuruesi i kafshëve Michael Beltrami nga Melbourne i propozoi të dashurës së tij Katie Johnston, në Crocosaurus Cove të Darvinit.

Por propozimi pothuajse shkoi tmerrësisht keq.

Ndërkohë që gjithçka po shkonte mirë, 33-vjeçari humbi unazën e fejesës.

Beltrami e kishte fshehur unazën në xhep lidhur me një spango.

"E pashë spangon në ujë dhe më hyri paniku. Por unaza ishte ende në aty. Kështu që e pyeta Katie nëse donte të martohej me mua dhe përgjigjja ishte 'po',"-tha ai.

EMISIONET