I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

Pas Sadiq Atanda, Partizani heq dorë edhe nga një tjetër lojtar që i ndihmoi për tu shpallur kampion pas 26 vitesh. Ardit Hila nuk do të jetë pjesë e të kuqve duke nisur që prej ditës së sotme.

Mesfushori duket se nuk u bind nga projekti i ofruar nga skuadra, duke zgjedhur që të largohet. Largimi i 25 vjeçarit është njoftuar në faqen zyrtare të klubit, ku falenderon lojtarin për kontributin e dhënë.

"Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falenderon mesfushorin Ardit Hila për kontributin edhënë me fanelën e kuqe gjatë sezonit të tij të parë si pjesë e ekipit që u shpall kampion i vendit. Titullar në pjesën më të madhe të sezonit Hila pati meritë në rikthimin e titullit pas 26 vitesh. Klubi informon se mesfushori 25 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ri. Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Ardit Hila dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive."-thuhet në njoftimin e klubit.

Elbasanasi kaloi një sezon në kryeqytet, ku luajti 25 takime, duke shënuar dhe 1 gol.



EMISIONET