I mbaroi qëndrimi në Shengen, fieraku tentoi të korruptonte policin me 100 euro

I mbaroi qëndrimi në Shengen, fieraku tentoi të korruptonte

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Fieri pasi tentoi të korruptonte me 100 euro një efektiv të Portit të Vlorës.

"Më datë 01.02.2018, në PKK të Portit Vlorë, shtetasi Robert Gjeçi, 38 vjeç, banues në Lubofshë, Fier i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.

Nga verifikimi i kryer në sistem ndaj këtij shtetasi ka rezultuar se shtetasi Robert Gjeci i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen", sqaroi policia.

Prej policisë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ''Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik", të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

EMISIONET