I jep tjetër goditje mafias kalabreze Ndrangheta, 27 të arrestuar

I jep tjetër goditje mafias kalabreze Ndrangheta, 27 të arrestuar

Antimafia italiane në bashkëpunim me Policinë financiare të rajonit të Toskanës dhe Rexhio Kalabrias ka eksekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega-operacion kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

 27 persona janë ndaluar me akuzën e pjesëmarrjes në organizim mafioz, riciklim parash, ushtrim abuziv i aktivitetit financiar, mashrim fiskal, falsifikim etj.

 Gjithashtu janë sekuestruar 51 shoqëri sipërmarrje e asete në vlerë 100 milionë euro.

 Mega-operacioni antimafia është shtrirë në dy rajone të Italisë i koduar "Vello e artë" në Toskana e "Martingala" në Rexhio Kalabria.

 Nga 27 personat e ndaluar, për 11 prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg ndërsa ndaj 3 personave urdhëri i arrestit shtëpiak.

 Gjatë mesditës Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit Italian, Federico Calfiero De Raho, së bashku me Prokurorët e Antimafias së Toskanës dhe Kalabrias do të zbardhin detajet e këtij mega-operacioni në një komunikim me mediat.

EMISIONET