I dënuar për drogë, pranga 36-vjeçarit në Durrës

I dënuar për drogë, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas në kërkim i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike".

I arrestuari është shtetasi R.Gj., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET