Dy makina janë përplasur në aksin Fier-Vlorë duke shkaktuar 3 të plagosur mes tyre një fëmijë 3 vjeç.

Aksidenti është shënuar, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Mjeti tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 39 vjeç, banues në fshatin Vlahinë, Vlorë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Alfa Romeo”, shtetasja A.D, 28 vjeçe dhe fëmija 3 vjeçe, banuese në Vlorë dhe pasagjeri në mjetin tip “Renault” shtetasi E.Z, 40 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital.

Policia ka arrestuar  drejtuesin e Renault 36 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

"Nga veprimet e kryera, rezultoi se shtetasi Besnik Alliaj drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.92mg/l."

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/