Ky është i arrestuari në Tiranë për pengmarrjen e 31-vjeçarit në Greqi

Ky është i arrestuari në Tiranë për pengmarrjen e

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masëm e sigurisë "arrest me burg" për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit "Korinthos".

Prokuroria Besim Hajdarmataj e akuzon Panën ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi për të marrë peng Jetmir Terollarin kundrejt 10 mije eurove.

Por avokati dhe i arrestuari mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen. Pana thotë se nuk ka patur aspak dijeni për pengmarrjen e 31 vjeçarit.

Nga ana e saj prokuroria deklaron se ka përgjime telefonike ku Pano ka komunikuar me persona të tjerë lidhur me ngjarjen.  

Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas  shqiptarë të dyshuar si autorë të pengmarrjes së Jetmir Terollari, 4 prej tyre u prangosën në Greqi, Leandro u arrestua në Tirane. 

Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

EMISIONET