Një 31 vjeçar shqiptar me iniciale R.D, u arrestua nga karabinierët e stacionit policore në Stella të Italisë, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti nga prokurorët e Xhenovas.

Ai akuzohet për një sërë krimesh midis vitit 2007 deri në vitin 2013, përfshirë trafikun e drogës dhe vjedhjen e shtëpive në këtë krahinë ku jeton si dhe në Milano, Cuneo dhe Teramo.

Shqiptari u dërgua në qelitë e burgut në Genoa Marassi, ku do të duhet të vuaj një dënim total prej 9 vjet burgim, përveç pagimit të një gjobe prej rreth 50,000 euro.

/Ora News.tv/