Hysi: Çdo thirrje e Bashës është e dënueshme

Hysi: Çdo thirrje e Bashës është e dënueshme

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se çdo thirrje e kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha për mos lejuar zhvillimin normal të zgjedhjeve theksoi se çdo thirrje e tij është e dënueshme referuar kodit penal aktual.

Hysi: Kodi penal që është në fuqi përmban një sërë dispozitash që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike, me shkeljen e rregullave të tubimeve që kanë të bëjnë me bllokimin e rrugëve nacionale. Thirrjet kundër rendit kushtetues dhe zhvillimit të zgjedhjeve të bëra nga kreu i opozitës që është në rrugë, i cili tha se nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhje edhe për këto thirrje antikushtetuese ka dispozita në kodin penal aktual dhe çdo thirrje është e dënueshme. 

Zgjedhjet e 30 qershorit janë të dekretuara nga kreu i shtetit në përputhje me Kushtetutën. Nuk i ka caktuar as qeveria, as mazhoranca, as PS. Mbajtja e tyre në 30 qershor është respektim i Kushtetutës dhe detyrim kushtetues.

EMISIONET