E ardhmja e Elseid Hysaj është pista që po shihet me mjaft interes në merkaton e futbollistëve.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka humbur vendin e titullarin te Napoli dhe largimi shihet si opsioni më i mirë për vazhdimësinë. Diçka të cilën pritet ta gjëje te Roma, skuadra e vetme e interesuar për të.

Këtë e konfirmon "Gazzetta dello Sport", që zbulon se verdhekuqtë janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për të që në merkaton e janarit. Dëmtimi i Zappacosta e shtynë Romën akoma dhe më shumë drejt Hysaj, operacion që pritet të mbyllet gjatë merkatos së janarit.

Ky operacion shihet me mjaft interes edhe nga Napoli, që rrëzikon ta humbasë me parametra zero Hysaj, kontrata e së cilit skadon në fund të sezonit aktual.

/Ora News.tv/