Pavarësisht një dëmtimi që pritet ta lë jashtë për një kohë të gjatë dhe humbjes së vendit te Napoli, zërat rreth të ardhmes së Elseid Hysaj sa vijnë e shtohen.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare duket të jetë një lojtar mjaft i kërkuar në merkato dhe këtë e konfirmon edhe interesimi i Romës.

Klubi kryeqytetas e kërkoi 25 vjeçarin dhe në merkaton e verës, por tashmë gjërat mund të konkretizohen në muajin janar. Dëmtimi i Zappacosta, i cili do të jetë jashtë fushave deri në muajin mars e detyron Petrachi që të gjejë një alternativë. Dhe në listën e tij figuron Hysaj.

Lojtari i krahut të djathtë shihet si opsioni më i mirë për Romën, e cila fillimisht duhet të gjej akordin me Napolin, që në këtë drejtim është shfaqur mjaft kokëfortë.

/Ora News.tv/