Hyn në fuqi dekreti i Metës, shfuqizimi i zgjedhjeve botohet në Fletoren Zyrtare

Ka hyrë në fuqi dekreti i Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Ditën e sotme, ky dekret është botuar në Fletoren zyrtare.

Kreu i shtetit, Ilir Meta anuloi ditën e zgjedhjeve në 8 qershor, ditën kur opozita zhvilloi protestën e radhës. Ndërsa ditën e djeshme (10 qershor), Meta dha edhe argumentet për anulimin e zgjedhjeve.

Sipas tij realizimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore pa pjesëmarrjen e opozitës është problematike në aspektin demokratik, sepse u pamundëson qytetarëve shqiptarë të zgjedhin midis alternativave konkurruese përfaqësuesit e tyre në nivel vendor.

Meta argumentoi se zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellë si pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikti civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues.


EMISIONET