Humbja ndaj Turqisë, Sejdini: Iu tregoj gjënë e mirë që morën nga kjo disfatë

Humbja ndaj Turqisë, Sejdini: Iu tregoj gjënë e mirë që

Ish-trajneri i Dinamos, Skënderbeut e Elbasani, Faruk Sejdini tregon se në humbjen ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020, te kombëtarja shqiptare kishte vetëm një gjë të mirë. I ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora, Sejdini tha se mënyra e përgatitjes së skuadrës pas kësaj humbje ishte mëse e mirë, pasi u suportua duke mos e goditur psikologjikisht.

"Nuk jam vetëm unë por gjithë opinioni, ishte një ndeshje për të ardhur keq. Unë them që në këtë humbje kishte vetëm një gjë të mirë. I mëshuam shumë fort dhe duket se u suportuan mirë. Janë humbje që shpërbëjnë ekipin në mënyrën psikologjike, por tek kjo ndeshje, gjendja psikologjike nuk u trondit. Është për të ardhur keq që vijnë këto rezultate. Futbolli matet me pikë dhe në të vërtetë kemi humbur. Ekipi humbi vigjilencën në minutën e fundit, pasi ai e goditi me kokë. E lëmë portierin që bëri gabimin, por ku ishte mbrojtësi tjetër. Ai e shoqëronte topin duke hyrë në portë dhe të gjithë lojtarët tanë po e shikonin," komentoi Sejdini.



EMISIONET