"Ciao Klodian", me këto fjalë e fjongon e zezë të simbolikës së vdekjes, restoranti Bellaria Rivergato në provincën e Piacencës ka informuar vdekjen e të riut shqiptar Klodian Murrizi , 22 vjeç i cili punonte prej disa kohësh si kamarier.

Klodian Murrozi banonte së bashku me familjen e tij në komunën Gossolenga të Piacencës. Ishte i apasionuar pas futbollit  e së shpejti do të merrte nënshtetësinë italiane. Kishte mjaft miq e shokë të cilët janë të shokuar nga ky lajm i hidhur.

"Ke qenë një mik i shtrenjtë e faleminderit qe jemi njohur. U takuam një natë më parë e u përqafuam si të ishte hera e fundit. E tani je në parajsë. Të dua shumë", shkruan një miku i Klodian Murrizit në Facebook.

"Nuk e meritoje këtë, u prefsh në paqe", shkruan një mik tjetër i tij.

"Çfarë boshllëku na ke lënë, një trishtim të papërballueshëm", shkruan një miku i tij në fotografinë e një perëndimi të publikuar nga Klodiani në Instagram. "Ishe një burrë i madh, një person i mrekullueshëm. Shpresoj që ti tani të prehesh në një vend më të bukur. U prefsh në paqe. Nuk meritoje asgjë nga kjo çka ndodhi."

Aksidenti tragjik ku humbi jetën i riu shqiptar ndodhi në afërsi të rrugës Agazzana rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës. Skuadra e zjarrfikësve mbërriti me njëherë në vendngjarje por për Klodian Murrizin nuk mundi të bëhej asgjë. Miku i tij është në gjendje të rëndë e është dërguar me urgjencë në spitalin e Parmës.

Dy të rinjtë kishin kaluar natës duke u argëtuar së bashku e duke postuar herë pas here foto e video në rrjetet zyrtare.

"Good night", ishte mesazhi i fundit i Klodian Murrizit postuar në rrjetet sociale pak para aksidentit.

/Ora News.tv/