Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta" për të gjithë prindërit

Humbi djalin tre vjeç, babai shkruan 10 rregulla "të arta"

Ndjenja më e dhimbshme në botë është humbja e fëmijës, të cilën shumë prindër e përshkruajnë si "vdekje e brendshme". Fatkeqësisht, kjo i ndodhi Richard Pringle, i cili humbi djalin e tij Hughie kur ishte vetëm 3 vjeç prej një hemorragjie në tru, e shkaktuar nga një sëmundje me të cilin kishte lindur.

Mes gjithë vuajtjes, ai shkruajti 10 rregulla në Facebook që duhet të bëhen mësim për të gjithë prindërit.

1-Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd. Nuk ka rëndësi çfarë po bën, si e kalove ditën apo natën, thjesht shijo momentet me fëmijën deri në maksimum.

2-Mos harro ti thuash "Natën e mirë" duke e shoqëruar me një puthje sepse asnjëherë nuk e di kur do ta shohësh apo puthësh për herë të fundit.

3-Kujtimet nuk vdesin kurrë, prandaj bëj sa më shumë fotografi dhe video me fëmijën tënd.

4-Koha nuk ndalon kurrë, prandaj mos e kalo të gjithën duke punuar. Kushtoji më shumë kohë fëmijës, luaj me të, çoje në park apo diku tjetër.

5-Dashuria është e pafund, nuk ka limite, nuk ka rëndësi sa e shfaq, do mbetet gjithmonë në zemrën tënde.

6-Shkruaj një ditar për të gjitha veprimet e fëmijës tënd duke nisur nga gjërat e mira, të këqija, fitoret, humbjet, gjithçka.

7-Paratë nuk numërohen asnjëherë. Mos mendo për shpenzimet, mendo për kënaqësinë që do i japësh fëmijës me çdo gjë që do ti dhurosh.

8-Mëngjesin kaloje duke ngrënë me fëmijën, duke e çuar në shkollë dhe pasdite jepi po aq rëndësi. Këtu është vlera e vërtetë e jetës.

9-Këndoni bashkë. Pavarësisht se mund të duket diçka e thjeshtë, disa kujtime ndërtohen me muzikë.

10- Sigurohu që çdo moment që kalon me fëmijën tënd të duket si i fundit, nuk ka rëndësi çfarë po bën, jeta është e shkurtër prandaj bëj sa më shumë qejf sepse nuk do pendohesh kurrë.

EMISIONET