Humb jetën nga Covid-19 gazetarja e njohur amerikane Maria Mercader

Humb jetën nga Covid-19 gazetarja e njohur amerikane Maria Mercader

Gazetarja amerikane Maria Mercader, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. 54-vjeçarja, e cila njëkohësisht ishte edhe producente, ka pasur një karrierë të gjatë duke punuar për më shumë se 30 vjet për një nga mediat më të mëdha në New York, CBS.

Mercader ka ndjekur shumë evenimente ndërkombëtare duke përfshirë edhe vdekjen e princeshës Diana dhe ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit. 

Lidhur me investigimet që ajo kishte bërë për mashtrimet në internet gazetarja ishte vlerësuar me çmimin “Emmy”.

Mësohet gjithashtu se përveç sëmundjes që i mori jetës, gazetarja vuante prej vitesh edhe nga kanceri.


EMISIONET