Hulumtimet për kancerin, bashkohen shkencëtarët për të zbuluar se si ‘lind’ sëmundja

Hulumtimet për kancerin, bashkohen shkencëtarët për të

Shkencëtarët britanikë dhe amerikanë po bashkohen për të bërë kërkime mbi shenjat më të hershme të kancerit, në një përpjekje për të zbuluar dhe trajtuar sëmundjen përpara se të shfaqet.

Ata planifikojnë të "lindin" kancerin në laborator për të parë saktësisht se si duket në ditën e parë.

Ky është një nga prioritetet e International Alliance for Cancer Early Detection.

Shkencëtarët thonë se puna e përbashkët për zbulimin e hershëm të kancerit do të thotë se pacientët do përfitojnë më shpejt.

Cancer Research UK është bashkuar me Universitetet e Kembrixhit, Mançesterit University College London, të Stanford dhe Oregon në SHBA për të ndarë idetë, tekonologjitë dhe ekspertizat në këtë fushë.

Së bashku, shkencëtarët po synojnë të zhvillojnë teste më pak invazive, si testet e gjakut, frymëmarrjes dhe urinës, për monitorimin e pacientëve me rrezik të lartë, përmirësimin e teknikave për zbulimin e hershëm të kancerit dhe kërkimin e shenjave të hershme të sëmundjes.

Por ata e pranojnë se kjo është sikur të kërkosh një gjilpërë në kashtë.

EMISIONET