I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila, filozofi dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Elvis Hoxha, ka thënë se forma që Albin Kurti ka si politikan është forma më e madhe që ka një politikan në trojet shqiptare.

Elvis Hoxha: Kur ne themi duket të ketë tekst, unë e them që Albin Kurti është një shënjues i madh i të bërit politikë, padiskutim është më i madhi, nuk kemi parë në këto troje format të tillë, sepse është një lloj integrali i të folurit, domethënë nuk është një njeri që ka një përmasë ekonomisti, dhe hera herës i shfaqet politikës, jo!


/Ora News.tv/