Një historian i famshëm rus, ish-ushtarak, u arrestua në Shën Petersburg, i dyshuar si autor i vrasjes së studentes së tij.

Ai u nxor nga ujërat e lumit të akullt Moyka në orën e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa mbante një armë në një çantë shpine.

Në çantën e shpinës kishte futur dhe dy krahët e viktimës të prera nga pjesa e brrylit.

Një kokë e prerë së bashku me trupin e gjymtuar dhe një sharrë e mbuluar me gjak u gjetën më vonë në banesën e Profesor Oleg Sokolov në Shën Petersburg.

Gruaja e re-e identifikuar nga burime policore si 24-vjeçarja Anastasia Yeschenko-ishte studente e profesorit, raportojnë media ruse.

Ajo kishte qenë në një lidhje me historianin, 63 vjeç.

Në bazë të asaj çfarë ka dëshmuar në polici Sokolov, vrasja ka ndodhur "aksidentalisht". Po sipas burimeve nga policia ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë në apartamentin e tij.

Raportet e mëparshme kishin thënë se viktima ishte një e afërme.

Raporte të shumta thonë se akademiku është në paraburgimin e një spitali pasi po trajtohet nga hipotermia.

Sokolov konsiderohet një ekspert kryesor rus për Luftërat Napoleonike dhe është profesor në Universitetin Shtetëror të St Petersburgut.

Ai ishte nderuar nga Franca me dekoratën më të lartë, Legjionin e Nderit.



/Ora News.tv/