Dashi

Për javët e ardhshme, aftësia juaj për të tërhequr të tjerët, veçanërisht miqtë dhe partnerët e ngushtë, do të jetë e shkëlqyeshme! Kjo ju vendos në vendin e "shoferit" për shumicën e negociatave tuaja sepse do të fitoni lehtë ndaj të tjerëve në mënyrën tuaj të të menduarit.

Demi 

Pavarësisht kohës së shkëlqyeshme që keni kaluar kur ishit me pushime, tani është koha që të shkëlqeni edhe në punë. Ju do të keni ditë shumë të mira falë aftësisë suaj të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me kolegët. Aftësia juaj për të ecur gjithmonë përpara bën që të gëzoni respektin e të tjerëve.

Binjakët

Fokusi juaj drejt familjes dhe shtëpisë suaj do të vazhdojë, ndoshta për shkak të konflikteve të vogla apo ndryshimeve kaotike që do të ndodhin. Mos u shqetësoni, në javët e ardhshme do të keni shumë mundësi për tu argëtuar dhe kaluar mirë me miqtë apo të afërm.

Gaforrja

Kjo do të vazhdojë të jetë një periudhë tepër e zënë për ju. Sidoqoftë, në javët e ardhshme ju do të fokusoheni në përmbushjen e projekteve edhe në shtëpi, madje duke gjetur edhe kohën për të bërë disa ndryshime.

Luani

Përqendrimi juaj në të ardhurat, fluksin e parave dhe pasurinë tuaj personale vazhdon. Sidoqoftë, për disa javë të ardhshme, aftësia juaj për të shkruar dhe komunikuar me të tjerët do të jetë fantastike sepse sot edhe Merkuri dhe Venusi do të kalojnë në shenjën tuaj.

Virgjëresha

Me diellin në shenjën tuaj, ju do të keni shumë energji, dëshirë dhe vëmendje për të çuar përpara projektet tuaj. Sidoqoftë, në javët e ardhshme ju do të përqendroheni edhe në rritjen e të ardhurave tuaja, burimet e fitimit si edhe të keni një punë të mirpaguar. Ju jeni në pozicionin  e duhur për t'i arritur gjithë këto.

Peshorja

Sot, Mërkuri dhe Venusi do të lëvizin drejt shenjës suaj, duke ndikuar tek ju edhe në javët e ardhshme. Ky ndikim do t'ju bëj më tërheqës, bindës dhe argëtues. Ju nuk do ta keni të vështirë që të bindni të tjerët të ndjekin rrugën tuaj.

Akrepi

Popullariteti juaj vazhdon, veçanërisht nëse merreni pjesë në gara të ndryshme. Sidoqoftë, në javët e ardhshme ju do të jeni të suksesshëm edhe në punët që do të bëni pas "skenës". Mund të jetë një punë në heshtje që do t'ju sjell gjithashtu sukses.

Shigjetari

Me Diellin dhe Marsin në shenjën tuaj, ju do të vijoni të korrni sukses. Ambicia juaj nuk do të ndalet por gjithnjë do të kërkoni diçka të re. Në javët e ardhshme, ju do të jeni veçanërisht të bindur të flisni me grupe apo miq, veçanërisht persona shumë kreativ dhe bashkëpunues.

Bricjapi

Vazhdoni të përfitoni nga çdo mundësi që ju jepet që të udhëtoni, pasi kjo është ajo që ju pëlqen më së shumti. Sidoqoftë, në javët e ardhshme, aftësia juaj për të bindur personat në fuqi si: pronaret, prindërit, mësuesit apo policia, do të jetë fantastike. Mbajeni mend këtë gjë.

Ujori

Debatet apo bisedat rreth pronave apo të ardhurave do të vazhdojnë edhe këtë kohë. Ndërkohë, në planet tuaja do të përfshini edhe udhëtime të ndryshime, veçanërisht për argëtim. Ju do të keni sukses në punë në javët e ardhshme, sidomos nëse puna juaj lidhet me median, shëndetësinë dhe ligjin.

Peshqit

Dielli dhe Marsi do të vazhdojnë të jenë të kundërt në shenjën tuaj, duke bërë që ju të fokusoheni veçanërisht në marrëdhëniet me partnerët apo miqtë. Në javët e ardhshme, do të mbizotërojnë diskutimet rreth pronës, të ardhurave dhe si t'i shpërndani gjërat në mënyrën që të keni më shumë përfitim. Ju prisni lajme të mira.

/Ora News.tv/