Presidenti i Bolivisë, Evo Morales pranoi ofertën për azil politik nga Meksika një ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i presidentit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai deklaron se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Kryeministri i Meksikës konfirmoi arritjen e Morales në Meksikë, ku menjëherë ai dha një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë nëqoftëse nuk do të largohej nga vendi.

Morales shprehet se ishte zgjedhja më e mirë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.

Protesta masive kanë përfshirë Bolivinë të iniciuara nga partia opozitare në bashkëpunim me policinë.

Shkak bëhen zgjedhjet e fundit që dyshohet se ishin të parregullta.

Përgjatë përleshjeve raportohen mbi 20 persona të plagosur.

Morales ironizon në postimin e tij në Tëitter se “forca të errëta” po mundohen të marrin në drejtim shtetin.

Kryetarja e Senatit, Jeanine Anez do të marrë postin e presidentit deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Morales u zgjodh president për herë të parë në vitin 2006. Gjithmonë ai ka luftuar për të përmirësuar ekonominë dhe për të ulur nivelin e varfërisë në Bolivi.

Por gjatë zgjedhjeve elektorale të fundit u vunë re disa kundërvajtje ligjore të cilat shkaktuan dhe reagimin e popullit.

/Ora News.tv/