Pedagogu Rezart prifti u përfshi në diskutim me gazetarin Arbër Hitaj, i fundit ky që deklaroi se ndërkombëtar kishin parallajmëruar klasën politike të gjenin një marrëvehsje para nisjes së sezonit turistik, sepse në të kudërt do të kishte pasoja.

Ptifti u shpreh kundër kësaj marrëveshjeje, pasi sipas tij politika shqipytare ka 30 vite që bën marrëveshje.

Pjesë nga diskutimi: 

Hitaj: Ka pasur disa ambasadorë që kanë thënë gjeni marrëveshje para sezonit turistik. Ta thonë përfaqësuesit e shteteve të huaja. 

Prifti: Unë nuk jam dakord, se është bërë kjo puna e marrëveshjes... U bë 30 vjet që bëjnë marrëvehsje. 

Hitaj: E kam në të mirën e përgjithshme. A dëmtohet biznesi nga situata?

Prifti: E kam dëgjuar këtë pjesën marrëveshje, marrëveshje...

Hitaj: Marrëvehsje pra që ms dëmtohet biznesi sepse flitet për përplasje civile. 

Prifti: Kjo është butafori. 

Hitaj: Nuk është butafori sepse po ta shohësh me sytë e një gazetari të huaj, ata thonë që këtu po bëhet nami. 

Prifti: Pra çdo vit ne do të bëjmë marrëveshje? Njëra palë i thotë na lekët këtej dhe ti mbush gojën andej.

Hitaj: Po ky është problemi pra, është politika. 

Prifti: Po nuk mban më kjo. Nuk shkon kjo. 

/Ora News.tv/