Historiani Jazexhi: Në 2019, Kosova do të ndahet. SHBA s'ka interes për Shqipërinë

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se vitin që vjen do të ndahet Kosova, ndërsa shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur interesin për Shqipërinë.

Jazexhi: Në këtë moment që po flasim, Hashim Thaçi nën diktatin e amerikanëve po detyrohet të bëjë marrëveshje me Serbinë. Për mua, në 2019-n, do të kemi ndarjen e Kosovës. John Bolton dhe Trump po u bën presion udhëheqësve kosovarë që të pranojnë marrëveshjen me Serbinë dhe t'u japë komunat serbe përfshirë edhe Mitrovicës Veriore.

2018-ta ka parë një vit që po tërhiqet. Amerikan po humbet një luftë 17 vjeçare në Afganistan. Trump nuk e ka më prioritet ekspansionizmin amerikan nëpër botë dhe për rrjedhojë edhe çështjen shqiptare. Ne do të kemi një rënie të interesit amerikan për shqiptarët. Amerikanët nuk po sjellin ambasador në Shqipëri. Kjo tregon se ata kanë humbur interesit. 


EMISIONET