Historia shokuese: Mban peng dhe shet vajzat për 12 mijë euro

Historia shokuese: Mban peng dhe shet vajzat për 12 mijë euro

Një histori është verifikuar në Piza të Italisë. Një shtetas boshnjak 47 vjeçar ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej të cilave minorene, duke i detyruar të martohen me dy kushërinj në shkëmbim të parave.

Për herë të parë në Itali u aplikua procedimi penal i "kodit të kuq" në mbrojtje të viktimave të dhunës familjare e gjinore.

Përgjimet ambientale e telefonike të autoriteteve italiane, kanë vërtetuar se dhuna ndaj vajzave kishte nisur që kur ishin të mitura dhe nuk limitohej vetëm me rrahje fizike, por dhe me praktika poshtëruese si prerja e flokëve dhe mbyllja për periudha të ndryshme kohore në rulotin e familjes ku ushqeheshin vetëm me bukë thatë e ujë.

Ndëshkimet fizike e psikologjike që babai ushtronte ndaj vajzave të tij kishte si qëllim t'i ndalonte të frekuentonin djem të tjerë, duke i detyruar të martoheshin me dy kushërinj të zgjedhur nga ai, me familjet e të cilëve kishte rënë dakord në shkëmbim të 12 mijë eurove.

Në një videopërgjim të autoriteteve italiane shfaqet momenti i shkëmbimit të parave e shtrëngimi i duarve mes familjeve pas shitjes së vajzës dhe arritjes së martesës së kombinuar.

Ndaj 47 vjeçarit boshnjak,  etnisë rome, është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg me akuzën e sekuestrimit të personit, keqtrajtim familjar, dhunës fizike e psikologjike e induksion për të kontraktuar një martesë të detyruar ndaj vajzave të tij, njëra prej të cilave minorene.

Për herë të parë është aplikuar në Itali krimi i kodit të kuq, i cili është aprovuar gati një vit më parë (nëntor 2018) e parashikon masa më të shpejta penale për të mbrojtur viktimat e dhunës familjare e gjinore.

EMISIONET